Aktivisti Misini nuk e ndërpret grevën me etje

Aktivisti Misini nuk e ndërpret grevën me etje

Gazetar: Evi Shkopi

Suad Misini është në ditën e tretë të grevës me etje dhe në bisedën me të na tha se as nuk planifikon të tërhiqet, sepse siç tha ende nuk ka ndonjë farë garancie se do të ndërmerren deri në fund të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zgjidhjet e problemit me personat fantom. As ai vet dhe askush tjetër nuk kanë ndërmarr ndonjë hap për të siguruar ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse gjendja e tij përkeqësohet.

“Edhe sot besoj do të mund të shtyhet dita pa komplikime. Asgjë serioze deri në këtë moment. Nëse qëllimi i grevës nuk arrihet, unë e refuzoj ndihmën mjekësore. Hapat po hidhen shumë ngadalë. Mbrëmë në seancë në Qeveri është pranuar informacioni për nevojën e ndryshimit të ligjit për vendbanim. Apeloj që Qeveria të thërrasë seancë urgjente. E gjitha kjo mund të bëhet shumë shpejt, nëse ka sadopak vullnet politik. Deri në këtë moment nuk kam garanci bindëse për të ndërprerë grevën,” tha Saud Misini- activist për të drejtat e njëriut.

Një pjesë të ditës së bashku me Misinin po e kalonte edhe deputetja Latife Shikovska. Ajo tha se nesër në orën 11 do të mblidhet grupi i punës i formuar për të trajtuar problemin me personat fantom, ku është I ftuar edhe Suad Misini. Miratimi i Ligjit për Vendbanim është më se i nevojshëm, sepse pa këtë ligj ata që do të aplikojnë për letërnjoftim për herë të parë do të bllokohen në atë fazë për shkak të mungesës së vendbanimit.

“Barrierat janë problem, sepse për fat të keq romët ende nuk kanë fletë pronësie, ende presin legalizim të shtëpive të tyre. Faktikisht ne do të përballemi me një problem ku institucioni për  dhënien e letërnjoftimeve do të jua kërkojë këto dokumente, ndërkohë që shumica prej tyre nuk i kanë. Vërtet do të bëj maksimumin që sa më shpejt të bëhen këto ndryshime dhe ky ligj,, për përfshirjen në Librin Amë të përsonave pa dokumente identifikim të kompletohet dhe të zgjidhet ky problem,” deklaroi Latife Shikovska- deputete e LSDM-së.

Një ditë më parë Misinin e vizitoi presidenti Stevo Pendarovski dhe  kryeministri Dimitar Kovaçevski të cilët u thirrje deputetëve që të përpiqen maksimalisht që ligjet e nevojshëm për zgjidhjen njëherë e mirë të problemit me personat e pa evidentuar të miratohen sa më shpejt. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button