Aktoret thonë se gratë në Hollywood paguhen më pak

Aktoret thonë se gratë në Hollywood paguhen më pak

Aktorja e njohur e Hollywoodit, Taraji Henson, ka thënë se gratë paguhen më pak se meshkujt atje. Këtë po e mbështesin edhe koleget e saj aktoret, Keke Palmer e Gabrielle Union, raporton revista People.

“Thjesht jam lodhur duke punuar kaq shumë, duke qenë e kujdesshme në atë që bëj, duke u paguar një pjesë të kostos. Jam lodhur duke dëgjuar motrat e mia duke thënë të njëjtën gjë vazhdimisht. Dëgjoj njerëz që më thonë: ‘Ti punon shumë.’ Më duhet të punoj sepse nuk po më dalin mirë llogaritë. Faturat e mëdha vijnë me atë që ne bëjmë. Fakti që jemi këtu lart, ka një ekip të tërë pas nesh që duhet të paguhen”, ka thënë Henson.

Gabrielle Union ka thënë se Henson “Nuk ka thënë asnjë gënjeshtër”. Ajo ka kishte ndarë në rrjetin sociale X edhe disa klipe ku shihej Henson që qante duke thënë se gratë kanë paga më të ulëta se burrat në Hollywood gjatë një bisede me yllin Gayle King në radion SiriusXM.

Hensonin e mbështeti edhe aktorja Keke Palmer.

“Industria e argëtimit është si çdo industri tjetër. Ne drejtojmë biznese për t’i mbajtur markat tona gjallë, ne jemi marka/biznesi. Dhe është ai ekip anëtarësh të kompanisë që ulin çdo shumë të madhe të supozuar. Kjo përfshin shpenzimet mujore ashtu si të gjithë të tjerët. Sipas fjalëve të Biggie, ‘më shumë para më shumë probleme’”, ka shkruar Palmer në Instagra.

Ajo ka bërë të ditur se në mënyrë që dikush të bëj para duhet të shpenzoi para së pari. Aktorja gjithashtu ka treguar se shumë persona që punojnë në industri duhet të bëjnë edhe punë të tjera njëkohësisht sepse kanë nevojë për para.

“Të gjithë punojmë shumë punë dhe mund të na pëlqejnë disa, por edhe sepse duhet”, tha ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button