Aktori i “Casa de Papel”: Nuk më ftuan për vjedhje në “Bernabeu”

Skuadra e Real Madridit ditë më parë shënoi një fitore të madhe në shtëpi ndaj Almerias në La Liga. Por, kjo ndeshje u mbyll me shumë polemika ndaj gjyqtarit kryesor dhe sistemit të teknologjisë, “VAR”.

Madje komentet kanë shkuar edhe përtej sportit. Aktori i njohur i serialit “Casa de Papel”, Darko Periç ka folur në lidhje me ndeshjen Real Madrid – Almeria.

“Jo, unë nuk isha i ftuar në vjedhjen në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Almerias”, ishte përgjigja e Periçit.

Kujtojmë që Real Madrid fitoi 3:2 dhe ishte në disavantazh prej dy golave./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button