Aktori serb mbetet pa punë veç pse e kritikoi Vuçiqin
Aktori serb mbetet pa punë veç pse e kritikoi Vuçiqin

Aktori serb Ammar Meshiq, i cili prej vitesh luan rolin e Strahinjes në serialin “Loja e fatit”, që transmetohet në TV Prva, është shkarkuar pas pushimit veror.
Arsyeja e shkarkimit është se ai kritikoi hapur presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe mbështeti aktivisht protestat “Serbia kundër dhunës”, mësoi Nova.rs nga një burim i afërt me produksionin dhe televizionin.
Ammar Meshiq ka njoftuar në Instagram të hënën, më 28 gusht, duke thënë se nuk do të luajë më rolin e Strahinjës në këtë serial.
“Të dashur miq, vëllezër, kumbarë, kolegë… Më falni, por ka ardhur koha t’i japim lamtumirën serialit ‘Loja e fatit’. Ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e serialit nga sezoni i ri. Do të më shihni në njëzet episodet e ardhshme. Për katër vitet e fundit kam qenë pothuajse çdo natë në shtëpitë tuaja dhe ju jam mirënjohës për të gjitha komentet pozitive dhe të këndshme. Faleminderit kolegëve të mi për gjithçka. Besoj se e kam zotëruar zanatin tim, kam qenë sa më profesionist dhe mendoj se është koha për disa role të reja”, ka shkruar Ammar Meshiq në Instagram.