Aktori shqiptar Genc Jakupi pjesë e serialit “The Walking Dead”
Aktori shqiptar Genc Jakupi pjesë e serialit “The Walking Dead”

Aktori shqiptar Genc Jakupi është bërë pjesë e kastit të serialit televiziv amerikan “The Walking Dead”.
Ai tashmë e disa vite po korr sukseset e tij në kinematografinë botërore, duke arritur të sigurojë role të rëndësishme në filmat dhe serialet amerikane.
Aktori shqiptar do të luajë rolin e Armand dhe do të fillojë të shfaqet në episodin e katërt. Seriali ka filluar transmetimin e tij në vitin 2010, ndërsa tani është duke u xhiruar sezoni i dymbëdhjetë e tij.