Akuza shokuese, gruaja e Wilderit thotë se boksieri tentoi….

Akuza shokuese, gruaja e Wilderit thotë se boksieri tentoi….

Fundjavën e kaluar në Arabinë Saudite, Deontay Wilder, pësoi një humbje të rëndë në ndeshjen ndaj Zhilei Zhangut.

“Bomberi i bronztë” u eliminua në raundin e pestë të asaj lufte dhe kështu pësoi disfatën e dytë radhazi.

Por karriera e Deontay Wilderit në boks dhe dy humbjet e tij radhazi janë aktualisht në prapavijë, sepse Wilderi pësoi ndoshta humbjen e tij më të madhe sot.

Boksieri i famshëm është arrestuar për shkak të dhunës në familje. Gruaja e tij, Telli Swift e ka akuzuar atë për dhunë sistematike.

Madje në një rast ajo ka thënë se Wilder për pak sa nuk e mbyti me jastëk. Me një vendim të ri, Wilder nuk mund t’i afrohet më shumë se 91.44 metra të fejuarës së tij, por edhe vajzës gjashtëvjeçare që ka me Telli Swift.

Ndalimi është në fuqi deri më 25 qershor, kur gjyqtari do të vlerësojë situatën dhe do të marrë një vendim të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button