Akuzat për fluturimet me avion, Rama: Janë bashkuar hakerat iranianë dhe grupi “Rubla Çorba”

Akuzat për fluturimet me avion, Rama: Janë bashkuar hakerat iranianë dhe grupi “Rubla Çorba”

Vijojnë ende përplasjes mes opozitës dhe kryeministrit Rama për fluturimet e këtij të fundit jashtë vendit me avion “Charter”.

Rama ka reaguar me anë të një postimi në “Twitter”, aty ku shkruan se tashmë janë bashkuar hakerat iranianë dhe grupi Rubla Çorba.

“I Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?!

Jemi pyetur shumë herë këto vite për avionin ALBANIA dhe i kemi dhënë informacionet, po tani u bashkuan hakerat iranianë dhe grupi Rubla Çorba, kështu që u ngrit tymi lart se helbete, duhet hedhur sa më shumë blozë, “S’ka asnjë faj Putini, çohu o popull se duhet rrëzuar regjimi!”

LEXO EDHE:

Back to top button