Akuzat për korrupsion të SHBA-së heshtin edhe Këshillin e Prokurorëve

Akuzat për korrupsion të SHBA-së heshtin edhe Këshillin e Prokurorëve

Heshtje për akuzat e ambasadores Amerikane për korrupsion edhe nga më kompetentët për sundimin e së drejtës në vend. Këshilli i Prokurorëve nuk iu përgjigje pyetjeve të televizionit Alsat nëse ndjejnë përgjegjësi për faktin që një ekip nga Uashingtoni kushtimisht do të zë vendin e tyre dhe do të hetojë të dyshuarit për korrupsion kurse nga Këshilli Gjyqësor nuk kishin ndërtuar ende qëndrim për këtë, thanë se do të diskutojnë të hënën. “Duke marrë parasysh se lidhur me pyetjet tuaja duhet të kemi qëndrim të të gjithë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, ju informojmë se të hënën në një takim pune, pjesë e diskutimit do të jenë pikërisht edhe pyetjet që i parashtroni ju dhe pas kësaj do të ju njoftojmë për qëndrimin dhe mendimin e Këshillit Gjyqësor”, thuhet në njoftimit e Këshillit Gjyqësor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button