Akuzë kundër 59-vjeçarit për sulm seksual ndaj një të mituri

Akuzë kundër 59-vjeçarit për sulm seksual ndaj një të mituri

Prokuroria publike e Shkupit ka ngritur akuzë kundër 59-vjeçarit, për sulm seksual ndaj një të mituri. Sipas Prokurorisë, më 24 gusht të vitit të kaluar, në një park në komunën e Çairit, 59-vjeçari ka filluar të prekë një fëmijë 15-vjeçar. Pasi ka filluar prekjet, fëmija e ka kërcënuar se do ta thërras policinë. I akuzuari më pas ka tentuar të arratiset dhe është fshehur në hyrje të një ndërtese, pas çka fëmija ka mbyllur derën e hyrjes dhe e ka thirrur policinë. I akuzuari iu nënshtrohet masave paraprake të vendosura nga gjykata, të cilat përfshijnë ndalimin e largimit nga vendbanimi, konfiskimin e pasaportës, detyrimin për t’u paraqitur pranë organit përkatës dhe ndalimin e çdo kontakti me palën e dëmtuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button