Akuzë ndaj 36 vjeçarit që tentoi të vrasë kryetarin e Haraçinës

Akuzë ndaj 36 vjeçarit që tentoi të vrasë kryetarin e Haraçinës

Prokuroria Publike ka hapur hetim kundër një 36 vjeçari nga Shkupi mbi dyshimet për tentim vrasje ndaj kryetarit të Haraçinës, Ridvan Ibrahimi më 1 prill të këtij viti në Haraçinë. Ndaj të dyshuarit është kërkuar edhe masa e paraburgimit, ndërsa nga policia kanë njoftuar se janë duke u ndërmarr të gjitha masat për të gjetur të dyshuarin i cili për momentin është i pakapshëm për organet e ndjekjes penale. Atentati ndaj Ridvan Ibraimit ndodhi më një prill derisa në Haraçinë po vëzhgonte punimet në rrugën kryesore. Nga gjuajta me pushkë automatike u plagosën dy persona, Eshtref Selimi 39 vjeç dhen Adnan Ajdini 22 vjeçar, njëri në cilësinë e shoferit e tjetri në cilësinë e truprojës së Ibraimit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button