Akuzohet për punë të pandërgjegjshme në shërbim – Merko thotë se nuk ndihet fajtor!

Akuzohet për punë të pandërgjegjshme në shërbim – Merko thotë se nuk ndihet fajtor!

Gazetar: Miki Trajkovski

Nuk ndihem fajtor, tha kryetari i Strugës, Ramiz Merko, pasi sot në seancën gjyqësore u përball me gjykatësin dhe prokurorin publik, shkruan Alsat

Ai akuzohet për punë të pandërgjegjshme në shërbim, përkatësisht për emërimin e kundërligjshëm të U.D. drejtor në shkollat ​​fillore në fshatrat Labunishtë, Podgorcë dhe Vëllezërit Miladinov në Strugë, si dhe për shkollën në Veleshtë.

“E kuptoj pse akuzohem, por nuk ndihem aspak fajtor për veprën penale, sepse kam bërë vazhdimësi të punës së shkollave fillore në Strugë”, tha Ramiz Merko.

Në sallën e gjyqit dëshmoi edhe Adem Ajdaroski, ish-drejtori i shkollës në Podgorcë, të cilin Merko e emëroi ushtrues detyre. Ai tha se para se të emërohej nuk ka qenë i punësuar në shkollë dhe se tre herë është emëruar ushtrues detyre. Ai tha se nga inspektorati shtetëror i arsimit është njoftuar se nuk i plotëson kushtet për drejtor.

“Jam shkarkuar sepse kam bërë kërkesë të më shkarkojnë për arsye personale. Nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kërkuan të jap dorëheqje”, theksoi Adem Ajdaroski – dëshmitar.

Për veprën penale emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit në fshatin Veleshtë do të zhvillohet gjykim i veçantë pasi në të ka edhe persona të tjerë të akuzuar.

“Për veprën penale që po zhvillohet për Shkollën Fillore në Veleshtë kemi dy vepra penale, punë e pandërgjegjshme dhe falsifikim të dokumenteve. Edhe këtu akuzohen katër persona. Ramiz Merko deklaroi se nuk ndihet aspak fajtor? Ne kemi prova që vërtetojnë se ai e ka kryer veprën penale. Gjykata do të vendosë se sa do ta dënojë për veprën penale”, tha Xhemal Lloga – Zëvendës Prokuror Publik.

E për sa kohë mund të ketë vendim gjyqësor, gjykatësi nuk ka përgjigje.

“Nuk mund ta them këtë. Gjithçka do të jetë spekulim. Gjithçka do të varet nga materiali i provave. Edhe në seancën e sotme gjyqësore kemi marrë listë të gjerë provash, me të cilat duhet të njihen të pandehurit e tjerë dhe prokuroria”, u shpreh Jordan Jovanov – gjykatës.

Merko ndiqet penalisht edhe për blerjen e makinës luksoze Audi A6 me vlerë prej 70 mijë eurosh dhe tre makina të tjera në kohë kur komuna kishte xhirollogari të bllokuar./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button