Akuzohet për tradhti ndaj vendit, adoleshenti rus dënohet me 4 vjet burg
Akuzohet për tradhti ndaj vendit, adoleshenti rus dënohet me 4 vjet burg

Një adoleshent rus është dënuar me katër vjet burgim nën akuzat për tradhti. Ai është viktima më e fundit e luftës së Kremlinit ndaj qytetarëve të vet, që kundërshtojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Kevin Lik, 18 vjeç, banor i rajonit Adigea në Kaukazin Verior, u shpall fajtor për vëzhgimin dhe fotografimin e bazës lokale ushtarake dhe dërgimin e fotografive përmes emailit te një përfaqësues i një qeverie të huaj, sipas prokurorëve.
Gjykata e dha aktgjykimin e saj më 28 dhjetor, pasi një gjykimi me dyer të mbyllura. Liku u dënua me një të tretën e dënimit minimal prej 12 vjetëve për tradhti, për shkak të moshës dhe gjoja pranimit të fajësisë dhe pendimit për veprimet e tij.
Sipas prokurorëve, Lik pretendohet se i kreu këto veprime nga dhjetori 2021, kur ishte i mitur dhe nxënës në shkollën e mesme, deri më 8 shkurt 2023. Ai i kishte kundërshtuar politikat e Qeverisë dhe luftën në Ukrainë.
Rusia pritet të hapë më shumë raste të tradhtisë këtë vit, krahasuar me çdo vit prej renies së Bashkimit Sovjetik, sipas Kholod, një medium i pavarur i lajmeve.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi në fillim të këtij viti një ligj në bazë të cilit tradhtia dënohet me burgim të përjetshëm.