Al Ahli kërkon trajner të huaj, Simeone i pari në listë
Skuadra arabe e Al-Ahli vijon të këmbëngulë për të sjellë një trajner të huaj. Pasi ia ka propozuar detyrën fillimisht Hoze Murinjo, e më pas Masimiliano Allegri, emri i tretë në listë është trajneri argjentinas Diego Simeone, që aktualisht drejton Atletiko Madridin.
“El Cholo” ka ende edhe një vit kontratë me Atletico, ndaj pas gati një dekade në detyrë ai mund të largohet për të nisur një aventurë të re. Skuadra spanjolle u shpreh se është e qetë në këtë drejtim dhe se do të respektojë çdo vendim që do të marrë Simeone.
Sipas “Marca”, trajneri argjentinas nuk ka vendosur ende të rinovojë, por do ta respektojë kontratën aktuale. Ç’ka do të thotë se ai do të vijojë të jetë në krye të Atletiko Madrid edhe këtë sezon. Oferta që vjen nga Arabia është mjaft e mirë, ndaj ai mund të pranojë pas një viti.







