Al Hilal dërgon ofertë joshëse për ish sulmuesin e Interit

Aventura e Edin Xhekos me Fenerbahçen mund të përfundojë pas vetëm një sezoni. Pasi mbërriti në kryeqytetin turk në verë nga Interi, sulmuesi boshnjak mund të kalojë në Arabinë Saudite.

Siç raporton portali “Sportam”, skuadra e “Al Hilal” i trajnerit portugez Horhe Zhesus ka shfaqur interesim për futbollistin. Arabët janë gati të plotësojnë tekat ekonomike të lojtarit, çka e bën operacionin të realizueshëm. “Al Hilal” me gjasë do të ofrojnë një pagë vjetore prej 11 milionë eurosh, propozim ky që vështirë se mund të refuzohet.

Xheko, i cili ka një kontratë me Fenerbahçen deri më 30 qershor 2025, tashmë i është hapur mundësia për të pranuar këtë ofertë përpara se të mbyllë njëherë e mirë karrierën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button