“Al-Hilal” gati 12 milionë euro në sezon për “bomberin” kanadez

Klubet arabe dhe ofertat e tyre të çmendura drejt lojtarëve të klubeve evropiane janë kthyer padyshim në “kryefjalën” e kësaj merkatoje vere dhe mesa duket sauditët nuk kanë ndërmend të ndalen, deri në fund të kësaj periudhe transferimesh.

Sipsa raportimeve më të fundit të mediave, “objektivi” më i fundit i “gjigandëve” arabë të Al-Hilal është “bomberi” i francezëve të Lille, Xhonatan Dejvid, me këtë të fundit, që është një ndër sulmuesit më të mirë në Evropë për momentin.

Sauditët kanë nisur negociatat personale me lojtarin, teksa i kanë ofruar këtij të fundit, një ofertë, kohëzgjatja e së cilës nuk dihet, por do të paguhej plot 12 milionë euro në vit, megjithatë 23-vjeçari kanadez e ka refuzuar ofertën, pasi objektivi i tij është të luajë në Evropë.

Mirëpo, pavarësisht refuzuimit të ofertës së parë, bordi i “Al-Hilal” -it, nuk ka ndërmend të dorëzëohet, teksa duken shumë të vendosur për të transferuar autorin e 26 golave e 4 asistime, në 40 përballjet e sezonit të kaluar me skuadrën e Lille.

LEXO EDHE:

Back to top button