“Al Hilal” gjen zëvëndësuesin e Nejmarit te Barcelona

E ardhmja e Rafinjës është bërë sërish temë diskutimi teksa i afrohemi afatit kalimtar të janarit. Ylli i Barcelonës ishte i lidhur me një largim nga Spanja gjatë afatit kalimtar të verës. Tani, ai ka tërhequr vëmendjen e Tottenham Hotspur, të cilët kërkojnë të përforcojnë sulmin.
Megjithatë, një raport nga “SPORT” sugjeron se Tottenham mund të përballet me konkurrencë nga Arabia Saudite. Kjo për shkak se “Al Hilal”, një nga klubet më të mëdha saudite, po e synon Rafinja-n në afatin kalimtar të janarit.
Al Hilal me sa duket e mendon Rafinja-n si zëvendësues të Nejmarit, i cili ka marrë një dëmtim të rëndë dhe nuk do të kthehet deri në sezonin e ardhshëm. Barcelona nuk po kërkon ta shes brazilianin, por duke marr parasysh situatën ekonomike mund të tundohen nga një ofertë marramendëse.