“Al Hilal” takim me babain e Nejmarit, kërkojnë blerjen e plotë

Sipas “L’Equipe”, Nejmar ka njoftuar drejtuesit e PSZH-së për dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi kryeqytetas. Mësohet se braziliani ka kërkuar nga shoqëruesit e tij, përfshirë babain e tij, që t’i gjenin një ekip të ri.

“Al Hilal” është shumë i interesuar për nënshkrimin e brazilianit, sipas “Foot Mercato”. Klubi saudit planifikon të dërgojë një delegacion për t’u takuar me babanë e Nejmarit për bisedime paraprake.

Sipas gazetarëve të “L’Equipe”, “Al-Hilal” është gati t’i ofrojë sulmuesit një pagë prej 80 milionë euro në vit. Parizienët kanë vendosur një çmim të lartë për yllin e tyre. PSZH nuk do ta shesë Nejmarin për më pak se 150 milionë euro, pretendon “AS”.

LEXO EDHE:

Back to top button