Al-Khelaifi: Liga e Kampionëve, nuk është më obsesioni ynë

Nasser Al-Khelaifi, president i PSZH-së, ka deklaruar për gazetën “Bild” se fitimi i Ligës së Kampionëve nuk është më qëllimi kryesor i klubit.
“E pranoj hapur, po mësojmë nga gabimet tona. Po më pyetët nëse qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve, do të thoja jo. Po më pyetët nëse duam të luftojmë në çdo ndeshje, përgjigja është po. Duam të luajmë futboll ofensiv, të argëtohemi, kjo vlen padyshim. A i kemi lojtarët për ta bërë këtë? Akoma jo plotësisht. Kemi lojtarë që janë në gjendje të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë vit, vitin tjetër ose pas 8 vitesh. Kemi bazat për të ndërtuar një ekip të madh për të ardhmen”.
Lamtumirë yjeve të mëdhenj
“Ylli i ri i PSZH-së është ekipi. Jam shumë krenar që e kam ndryshuar filozofinë e klubit në kaq pak kohë. Shpirti i ekipit është më i rëndësishmi për mua, si brenda ekipit, në fushë, në pankinë, mes stafit mjekësor dhe analistëve, ashtu si dhe të gjithë ata që punojnë prapa skenave, pa harruar natyrisht tifozët tanë”.
Al-Khelaifi theksoi rëndësinë e ndërtimit të një projekti të qëndrueshëm dhe afatgjatë, bazuar te lojaliteti i ekipit dhe fryma e grupit, në vend të obsesionit për fitimin e Ligës së Kampionëve. Një ndryshim mentaliteti që, shpresohet nga të gjithë tifozët parizienë, mund të çojë në triumfe të reja, si në Francë, ashtu edhe në Europë.