Al-Khelaifi: Superliga nuk i mbron interesat e tifozëve

Presidenti i PSZH-së, Nasser Al-Khelaifi, i cili nuk është bashkuar kurrë me iniciativën e disa prej klubeve kryesore europiane, i intervistuar nga agjencia franceze ‘AFP’, përdor tone të ashpra dhe të qarta. Al-Khelaifi në veçanti nënvizon se Superliga nuk bazohet në të mirën e futbollit dhe tifozëve.

“Superliga nuk e mbron futbollin. Ne nuk mund të thyejmë traditën, që çdo skuadër mund t’i bëjë ëndrrat e saj realitet. Futbolli ka ekzistuar për shumë vite, Superliga nuk kishte në zemër interesat e tifozëve”.

Presidenti i PSZH përsërit se vetëm fusha mund të vendosë se kush duhet të hyjë në një kompeticion, ndërsa nuk përjashton ndryshimet e ardhshme në format.

 “Të gjitha skuadrat duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë një ditë në kompeticionin më të rëndësishëm dhe të gjitha nën monitorimin e UEFA-s. Liga e Kampionëve është një markë shumë e fortë që duhet të ruhet, por të gjithë duhet të përshtatemi në nivel garish ndërkombëtare dhe kombëtare”.

LEXO EDHE:

Back to top button