Al Nassr kërkon dy trajnerët e mirënjohur, insiston Ronaldo

Klubi saudit i “Al Nassr” vendosi të ndërpriste kontratën me Rudi Garsia-n pas disa rezultatesh negative, por edhe marrëdhënieve jo të mira në dhomat e zhveshjes.
Tashmë, “Al Nassr” është duke kërkuar për një trajner të ri dhe emrat e mëdhenj nuk mungojnë. Nuk është vetëm Hoze Murinjo në listën e “Al Nassr” të Kristiano Ronaldos. Siç raporton “CBS Sport”, portugezi është i përfshirë edhe në zgjedhjen e trajnerit të ri dhe klubi saudit po heton terrenin që të çon te Zinedin Zidanit, i cili në të kaluarën drejtoi “Los Blancos”.
Megjithatë, francezi ka qenë gjithmonë shumë selektiv në zgjedhjet e tij dhe nëse as ai dhe as Mourinjo nuk do të mbërrinin, opsionet do të mbeten Horhe Hesus, i cili ka kontratë deri në qershor me Fenerbahçen dhe Marselo Gallardo.