Al Nassr me ofertë konkrete për të marë mesfushorin e Interit

“Al Nassr”, ekipi ku luan edhe Kristiano Ronaldo në Arabinë Saudite, është duke tentuar seriozisht Marselo Brozoviçin, mesfushorin e Interit.

Kroati është një nga më të mirët në rolin e tij në Europë dhe këtë gjë e ka treguar më së miri ndër vite me zikaltërit, por edhe me kombëtaren e tij. Së fundmi, sipas raportimit nga “Sky Sport”, klubi saudit ka gati 15 milionë euro për t’i ofruar Interit për kartonin e Brozovic.

Momentalisht oferta mbetet më e ulët se sa kërkon Interi, por marrëveshja mund të zgjidhet. Në rast largimi, Interi do të investojë menjëherë te Davide Fratesi për ta sjellë atë sa më shpejtë në Milano.

LEXO EDHE:

Back to top button