Alan Zhires: Pse mos të jemi të parë në grup?

Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet për katër ndeshjet të muajit qershor, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Nën udhëheqjen e trajnerit Alen Zhires, futbollistët kosovar kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në Hajvali. Në stërvitje u paraqiten 17 futbollistë, teksa pjesa tjetër do t’i bashkohet më vonë përgatitjeve bazike, ndërsa stërvitja e parë kaloi pa ngarkesa të mëdha, kryesisht me ushtrime fizike, vrapime të lehta dhe lojë individuale me top. Ndërkohë trajneri Alen Zhires, në takimin me gazetarët, potencoi se secilën ndeshje do të shqyrtojnë veçmas dhe beson se në fund të ciliklit.
“Pse të mos jemi në vendin e parë, por nuk dëshirojmë të vendosim objektiva ose të premtojmë diçka para lojës. Do ta marrim secilën lojë veç e veç, e pse jo në fund të përfundojmë si liderë të grupi. Qëllimi ynë është ne të kemi performancë sa më të mirë në këto katër ndeshje. Zgjidhjet janë sportive. Ka një arsye për mungesën e lojtarëve. Në disa raste lidhet me probleme personale, si në rastin e Elbasan Rashanit, me të cilin kemi pasur një diskutim dhe ai nuk ka qenë i gatshëm t’i përgjigjet ftesës. Mirëpo në rastin e Rashanit kemi pas një bisedë me trajnerin e tij, dhe kërkesa ishte që ai mos të bashkohet në këto ndeshje. Hadergjonaj s’ka arritur t’i përgjigjet kësaj ftese për probleme private, dhe arsyet mbesin private dhe situate është e tillë,” tha mes tjerash trajner i Kosovës , Alen Zhires.
Kosova mund të ndalet në kreun e grupit. Kosova do të përballet me Qipron, Greqinë dy herë dhe Irlandën e Veriut gjatë muajit qershor.