Alarm në F1, në dyshim garat në Kanada dhe Brazil

Kompania “Liberty Media” që pronëson Formula 1, nuk dëshiron të heq dorë nga plani i saj për të organizuar 23 gara këtë sezon të Formula 1. Orët e fundit qarkullon lajmi se garat e Kanadasë dhe Brazilit, respektivisht më 13 qershor dhe 7 nëntor, janë në dilemë për shkak të pandemisë “Covid-19”.

 

Në Kanada është ende në fuqi ligji, që çdo i huaj duhet të qëndrojë 2 javë në karantinë, ashtu sikurse në Australi, çka solli shtyrjen e kësaj gare për në muajin nëntor. Për pasojë, gara e Kanadasë mund të zëvendësohet me garën e Turqisë, me pistën e Stambollit.

Ndërsa në Brazil, situata nuk është aspak e mirë prej pandemisë, me mijëra të infektuar çdo ditë. Kjo garë, në rast se situata deri në nëntor nuk përmirësohet, mund të zëvendësohet me garën e Gjermanisë (pista e Nurburgring ose Hockenheim).

“Plani B” duket se do të vihet shumë shpejt në veprim nga Formula 1. Duket qartë se vështirësitë më të mëdha janë udhëtimet e largëta, ato jashtë Europës. Andaj, disa pista në Europë po lajmërohen për të qenë gati në rast nevoje.

LEXO EDHE:

Back to top button