Alarm në një fshat të Greqisë, rrethohen nga zjarri 150 persona

Një alarm është dhënë në Ilia, të Greqisë, pasi rreth 1 50 persona janë bllokuar në fshatin Kladeos, ndërsa zjarrfikëset kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë.

Në të njëjtën kohë, autoritetet vazhduan evakuimin e vendbanimit të Lalës, pasi tymi i zi ka mbuluar qiellin. Megjithatë, banorët refuzojnë të lënë shtëpitë e tyre ndërsa policia përpiqet të evakuojë zonën.

Banorët janë mbledhur në një vend dhe po bëjnë atë që munden, ndërsa nuk kanë bateri në celularët e tyre për të komunikuar.

LEXO EDHE:

Back to top button