Alarm për bomba në tre shkolla fillore të kryeqendrës

Alarm për bomba në tre shkolla fillore të kryeqendrës

Vazhdojnë alarmet e rrejshme për bomba, të cilat së fundmi janë zgjeruar edhe te shkollat fillore dhe jashtë kryeqytetit. Pas një pauze më të gjatë, postat elektronike me përmbajtje kërcënuese u rikthyen gjatë ditës së djeshme, ndërsa kanë vazhduar edhe sot. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se sot kishte denoncim vetëm për shkollën në Kriva Pallankë, ndërsa kontrollet e bëra në disa shkolla të tjera i referohen një denoncimi të drejtoreshës së shkollës së Petrovecit, e cila porosinë e ka pranuar dje, por e ka parë sot. Pas kësaj rastin e ka paraqitur në polici se ka alarm për bombë në shkollën Koço Racin, dhe për shkak se ka më shumë shkolla me këtë emër, ekipet e policisë kanë kryer kontrolle në më shumë lokacione. Spasovski tha se duhet të mendohet seriozisht për sigurimin e objekteve edukativo arsimore. Ai nënvizoi se aktualisht vetëm një shkollë e mesme ka sigurim dhe nga atje asnjëherë nuk ka pasur alarme të rrejshme për bomba. Numri një i policisë tha se ka të dyshuar, por aktualisht po pritet ekspertiza me qëllim që më të ndërmerren hapat e mëtejshëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button