Alarm për bombë, aeroplani bën ulje të detyruar në Ankara të Turqisë
Alarm për bombë, aeroplani bën ulje të detyruar në Ankara të Turqisë
Një fluturim i një aeroplani të “flydubai” nga Varshava në Dubai është devijuar në aeroportin e Stambollit të Turqisë për shkak të një kërcënimi sigurie.
Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i transportuesit me bazë në Dubai tha në një deklaratë për Khaleej Times se fluturimi u ul i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Ankarasë të enjten, më 24 nëntor.
“Fluturimi i Flydubai FZ 1830 nga aeroporti ndërkombëtar i Varshavës (WAW) për në Dubai International (DXB) është devijuar drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Ankarasë (ESB) më 24 nëntor si masë paraprake pas pretendimeve për një kërcënim të sigurisë. Aeroplani u ul i sigurt në orën 03:17 me orën lokale dhe u përball me autoritetet lokale”, thuhet në deklaratë.
“Ekuipazhi ynë shumë i trajnuar ndoqi procedurat standarde të operimit dhe aeroplani u lirua për nisje në orën 06:47 me kohën lokale. U kërkojmë ndjesë pasagjerëve tanë për çdo shqetësim të shkaktuar në planet e tyre të udhëtimit. Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë janë prioriteti ynë numër një”.