Alarm për bombë edhe në disa shkolla të rajonit të Gjilanit

Alarm për bombë edhe në disa shkolla të rajonit të Gjilanit

Mëngjesin e sotëm në disa shkolla të rajonit të Gjilanit ka pasur alarm për bombë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur se nuk ka vend për panik.

Po ashtu, ai ka deklaruar se kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin në disa shkolla në Novëbërdë, Kamenicë, Ranillug dhe Kllokot.

Në një përgjigje për KosovaPress, Hashani ka njoftuar se informatat për alarm bombe i kanë pranuar nga përgjegjësit e disa shkollave.

“Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka pranuar informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut , dhe Kllokotit se përmes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shpërthyes). Për momentin nuk ka vend për panikë. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, thuhet në këtë përgjigje me shkrim.

Po ashtu, mëngjesin e sotëm është ndërprerë procesi mësimor në disa shkolla të komunave veriore. Burime të KosovaPress kanë bërë të ditur se ka pasur mesazhe anonime kërcënuese se në to janë vendosur bomba.

LEXO EDHE:

Back to top button