Alarm për bombë në një kolegj privat në Tiranë! Evakuohen me urgjencë nxënësit dhe stafi, reagon policia

Alarm për bombë në një kolegj privat në Tiranë! Evakuohen me urgjencë nxënësit dhe stafi, reagon policia

Policia e Tiranës është njoftuar ditën e sotme nga stafi i kolegjit privat në Tiranë, Turgut Ozal, se kanë marrë mesazh kërcënues në e-mail, ku thuhej se në ambientet e shkollës është vënë një bombë.

Raportohet se stafi i shkollës dhe nxënësit janë evakuuar, ndërsa policia dhe forcat xheniere mbërritën menjëherë në ambientet e kolegjit.

Në njoftim, policia konfirmon se alarmi ka qenë i rremë , pasi në kontroll nuk është gjetur asgjë.

“Më datë 21.02.2025, rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Vijon kryerja e kontrollit dhe verifikimeve përkatëse nëse njoftimi është i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve”, thuhet në reagimin e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button