Alarm për zjarr në “East Gate”, merr flakë sistemi i ventilimit

Alarm për zjarr në “East Gate”, merr flakë sistemi i ventilimit

Mëngjesin e sotëm në qendrën tregtare “East Gate” në Shkup ka rënë zjarr. Sipas informacioneve jozyrtare, një sistem ventilimi ka marrë flakë në një nga restorantet.

Shërbimi zjarrfikës bën me dije se në terren janë dërguar 15 zjarrfikës me 5 mjete të cilat kanë ndërhyrë menjëherë në shuarjen e zjarrit. Ndërkohë që janë evakuuar të punësuarit dhe vizitorët. Nuk ka të lënduar, por është shkaktuar vetëm dëm material.

LEXO EDHE:

Back to top button