Alarme të rreme për bombë edhe në shkollat e Tetovës
Alarme të rreme për bombë edhe në shkollat e Tetovës

Ndërkohë alarmet të rreme edhe në shkollat e Tetovës. Alarmi i parë ishte në shkollën e mesme e mjekësisë, e cila është ndër shkollat me më shumë nxënës, ndërsa nuk u kursyen as shkollat e tjera si në Tetovë po ashtu edhe në Gostivar. Përgjegjësi për arsim në këtë komunë theksoi se emailat kërcënuese kanë mbërritur në adresë të Ministrisë së Arsimit si dhe disa shkollave.
“Në mëngjes në emailin zyrtar morëm alarm për bombë dhe ishte shumë shqetësues duke pasur parasysh numrin e madh të nxënësve që kemi. Ekipi i shkollës u organizuan për ti nxjerrë nxënësit jashtë dhe njoftuam autoritetet”, deklaroi Malësore Ramadani. Drejtoreshë e SHMM “Nikolla Shtejn”.
“Pothuajse gati në gjitha shkollat fillore dhe të mesme arriti emaili që alarmonte për bombë pas çka menjëherë shkollat na lajmëruan neve dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Organet e rendit janë në terren për kontroll të këtij paralajmërimi. Gjithë nxënësit e shkollave dhe stafet e tyre janë të larguar nga objektet”, tha Nazmi Dauti, përgjegjës për arsim në komunën e Tetovës. /Alsat.mk