Alarmi nga përdorimi i antibiotikëve

Alarmi nga përdorimi i antibiotikëve, mjekët: Mund të çojë në shfaqjen e rezistencës bakteriale

Pandemia e Covid-19 rriti në nivel global përdorimin e antibiotikëve.

Mjekja infektologe Sabahet Dedja, ngre alarmin se përdorimi pa kriter shkakton atë që quhet rezistencë ndaj antibiotikëve.

Në shumë shtete, veçanërisht gjatë vitit 2020 mjekët nuk nguruan t`i trajtonin me antibiotikë pacientët e prekur nga virusi.

Kjo ndodh kur bakteret nuk reagojnë më ndaj këtyre medikamenteve duke shkaktuar komplikime serioze.

Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit e cilësojnë këtë dukuri një nga kërcënimet më të mëdha për njerëzimin.

LEXO EDHE:

Back to top button