Alarmi për bombë në Kavadar, Spasovski: Rasti drejt zbardhjes së plotë, sot ngrejmë padi penale

Alarmi për bombë në Kavadar, Spasovski: Rasti drejt zbardhjes së plotë, sot ngrejmë padi penale

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Kavadar, lidhur me njoftimet për mjete shpërthyese të vendosura në disa shkolla të Kavadarit, theksoi se i gjithë rasti është zbardhur.

“Sa i përket çështjes së kërcënimeve me bombë në Kavadar, e cila natyrisht ka shqetësuar qytetarët, mund të them se rasti është zgjidhur plotësisht. Sot është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike përkatëse, me qëllim që të zbulohet autori dhe të mbyllet i gjithë rasti”, deklaroi ministri Spasovski.

LEXO EDHE:

Back to top button