Alarmi për bombë “trazoi” Aeroportin e Shkupit

Alarmi për bombë “trazoi” Aeroportin e Shkupit

Gazetar: Adnan Qaili

U nisën për në aeroport, por një alarm për bombë i bëri që të ngecin me orë të tëra në kolonë. Qindra udhëtarë dhe stafi civil i Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, u gjetën para një situate që u ndodhi për herë të parë. Derisa njësiti policor anti-terror bëri verifikimet, udhëtarët prisnin.

“Ne jemi nga Holanda, duhet të udhëtojmë në Einthoven dhe fluturimi është afër dhe nuk e dimë nëse do të arrijmë të kapim aeroplanin në kohë.”

“Gjithçka ishte shumë bukur si njerëzit, ashtu edhe vendi kështu që kjo ngjarje nuk do të na mbaj n’shok”

“Vetëm se dua të shkoj në shtëpi, kjo më mbanë në panik dhe do ishte mirë të nisemi sa më shpejtë.”

“Na thanë se ka alarm për bombë! A keni frikë? Jo, aspak se kështu gjëra po ndodhin shumë shpesh!”

Turistët thanë se kërcënime të tilla ka gjithkund dhe nuk e vlerësojnë Maqedoninë si vend i pasigurte.
Alarmi ishte i rremë dhe kaosi i shkaktuar u rikthye në normalitet, fluturimet vazhduan.

“Nuk dimë asgjë, e morëm vesh nga rrjetet sociale, askush s’na tha asgjë! A jenë të frikësuar? Personalisht jo, shihet se nuk është asgjë serioze por ashiqare që fluturimi do të shtyhet.”

“Jo hiç, kjo është panik nga një propagandë! Nuk është në rregull, se prej saj nuk ka asgjë të vërtetë.”

“Kjo nuk është normale, dëgjova që kishte edhe nëpër shkolla, nuk e kuptoj si organet e rendit nuk e zbulojnë akoma se nga vijnë këto kërcënime.”

“Nga ora 8.30 e mëngjesit e deri më tani presim udhëtarët. Fluturimi nuk u shty, arriti aeroplani por nga alarmi për bombë andaj i kanë mbajtur në një zonë të sigurte.”

“Për aq orë sa zgjati verifikimi i alarmit për bombë në ‘Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit’, u shkaktua një kaos i paparë i udhëtarëve që kishin për të fluturuar dhe ata që posa arritën në aeroport u mbajtën në aeroplan deri sa u vërtetua se alarmi ishte i rremë. Tani është kthyer në normalitet e gjithë situata dhe fluturimet po vazhdojnë normalisht”, raporton Adnan Qaili, gazetar.

Nga Ministria e brendshme thonë se alarme të tilla të rreme kishe në disa lokacione të vendit. Alarme kishte edhe në selinë e FFM-së, Sallën sportive “Boris Trajkovski”, në Hotelin “Marriott”, hotelin “Aleksandar Palace”, “East Gate Mall”, në 10 shkolla të Shkupit dhe në 5 të Manastirit. Sipas autoriteteve, menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po merren masa për zbardhjen e të gjitha rasteve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button