Albanese apo Morrison për kryeministër – australianët zgjedhin udhëheqësit e rinj të popullit

Australianët po votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre të rinj për parlament, ku mund të kthejnë në pushtet opozitën laburiste pas nëntë vitesh qeverisje konservatore, por gara është e ngushtë.

Kreu i Partisë Laburiste të opozitës, Anthony Albanese, i cili sipas sondazheve është në epërsi të lehtë, u bëri thirrje votuesve t’i japin një mundësi për të drejtuar vendin.

Kryeministri aktual, konservatori Scott Morrison, ka qenë në pushtet që nga viti 2018 dhe po kandidon për një mandat të ri, raporton bbc.

Rreth 17.2 milionë votues do të zgjedhin 151 ligjvënës të rinj për Dhomën e Përfaqësuesve për një mandat tre vjeçar.

Gjithashtu edhe 76 përfaqësues në Senat zgjidhen për një mandat gjashtë vjeçar.

Vendvotimet janë hapur në orën 08:00 sipas orës lokale dhe mbyllen në ora 18:00.

Partia apo koalicioni që ka shumicën e votave merr automatikisht detyrën e formimit të qeverisë.

LEXO EDHE:

Back to top button