Albert Bunjaki, përgjegjës për “VAR” në Kosovë?

Federata e Futbollit të Kosovës është zotuar se shumë shpejtë, përkatësisht gjatë këtij viti do të fillojë implementimin e sistemit “VAR” në Superligë.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur që Federata e ka caktuar Albert Bunjakin përgjegjës për funksionimin e këtij sistemi. Ish trajneri i Kosovës ka disa ditë që po viziton stadiumet e klubeve të Superligës, duke shikuar infrastrukturën.

Kujtojmë se Albert Bunjaki ka qenë përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës nga viti 2009 deri 2017.

LEXO EDHE:

Back to top button