Albin Berisha largohet nga Rumania dhe vazhdon në Gjermani

Albin Berisha është larguar nga Petrolul dhe karrierën do ta vazhdojë në Gjermani. Sulmuesi i njohur kosovar, Albin Berisha ka kompletuar transferimin e tij në Gjermani, tek skuadra e njohur, Hanza Roshtok.

Berisha e nisi perfekt sezonin në Rumani, ku edhe realizoi golin e fitores ndaj Rapidit, por interesimi ishte i madh, andaj kosovari vendosi që karrierën ta vazhdojë tek klubi i njohur gjerman.

“Për mua dhe familjen time është fantastike të jesh në gjendje të luaj futboll në Gjermani dhe më pas në një klub kaq të madh, është diçka e veçantë. Gjatë ditëve të fundit, thjesht kam pritur që transferimi të përfundojë, kështu që jam edhe më i kënaqur që jam këtu tani. Unë dua të ndihmoj skuadrën dhe ta bëj atë tifozët të kënaqur me punën e ndershme dhe futbollin e pasionuar”, thotë për “Blic Sport”, Albin Berisha.

Ai do vesh fanellën me numrin 9 në sezonin e ardhshëm dhe sot zhvillon seancan e parë stërvitor me Hanza Roshtokun.

LEXO EDHE:

Back to top button