Albin Kurti vaksinohet kundër koronavirusit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori të hënën dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.
Kurti u vaksinua në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.
AstraZeneca, si shumica e vaksinave të zhvilluara në Perëndim, jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.
Kosova, të dielën mbrëma, ka pranuar 24,000 doza të kësaj vaksine.
Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim.
Fushata e vaksinimit në Kosovë pritet të nisë të martën.
Kosova ka regjistruar mbi 88,000 raste me koronavirus. Aktualisht, aktive janë mbi 13,000.