Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit sot pritet të vendosë për zgjedhjet lokale
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit sot pritet të vendosë për zgjedhjet lokale

Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët të krahut të Arben Taravarit duhet të vendos për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale. Në një deklaratë për mediat, në fillim të takimit, ai theksoi se grupi i tij është pjesë e VLEN, por nëse nuk gjen zgjidhje, atëherë do të garojë i vetëm në zgjedhjet lokale, me mundësinë e bashkëpunimit me BDI-në në rajone të caktuara.
“Unë dua t’i dëgjoj më shumë anëtarët e Kuvendit, normal do ta jap edhe unë si kryetar i partisë mendimin tim dhe në fund së bashku duhet ta sjellim një konkluzion që do të jetë i përbashkët dhe unanim shpresoj të komplet kuvendarëve. Unë do t’i tregoj gjitha zhvillimet dhe ngjarjet dhe duhet të sjellin vendim të gjithë anëtarët. Ne jemi pjesë e VLEN-it, do të tentojmë deri në fund të gjejmë një zgjidhje bashkë me VLEN-in nëse jo e kemi edhe opsionin që të shkojmë vet në zgjedhje”, tha Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.
Pasi Taravari i zbriti bisedimet nga niveli i liderëve në nivel deputetësh, mbrëmë pas takimeve dhe unifikimit të qëndrimeve edhe me vetë liderët, Mexhiti, Kasami, Ibrahimi dhe Qoku si deputet i pavarur në VLEN i dhanë ofertën e fundit Taravarit. Sipas Qokut, krerët e tjerë të VLEN ofruan 35% të komunave nga pjesëmarrja për në zgjedhjet lokale, duke saktësuar se përtej kësaj oferte, nuk ka më negociim. Kjo përpjekje finale, sipas Qokut, ishte për të ruajtur unitetin brenda VLEN
Propozimi është që tri partitë, LD, Besa, Alternativa të kenë nga tri komuna të sigurta për kandidim dhe të katërtën potencialisht, ndërsa Aleanca për shqiptarët e Taravarit të ketë 4 të sigurta dhe të pestën potencialisht, si dhe duke e privilegjuar ASH-në me dy komuna urbane, që realisht fitohen. Në përqindje, kjo kap kuotën prej 35% të komunave. Komunat e propozuara Aleancës për shqiptarët të Taravarit janë:
1. Gostivar,
2. Strugë,
3. Vrapçisht,
4. Njëra prej komunave Likovë/Haraçinë/Studeniçan, dhe
5. Njërën prej komunave Bërvenicë/Çashkë.
Po ashtu tri partitë e VLEN kanë rënë dakord që aty ku është kandidati i një partie, ajo të ketë edhe 40% të listës, ndërsa pjesa tjetër e pushtetit lokal të shpërndahet në mënyrë që edhe partitë e tjera të jenë të përfshira (me kryesues të Këshillit Komunal, sekretari të komunës, drejtorë ndërmarrjesh etj.). Me pranimin e këtij propozimi, nga java e ardhshme mund të fillohet me themelimin e shtabeve të përbashkëta të VLEN-it, një mundësi që do të rezultonte në të ardhmen edhe për kohezionin e koalicionit dhe shkrirjen në një parti të përbashkët.
PROPOZIMI
Oferta nga tri partitë e VLEN-it për Taravarin, 35% e komunave
1. Gostivar,
2. Strugë,
3. Vrapçisht,
4. Njëra prej komunave Likovë/Haraçinë/Studeniçan, dhe
5. Njërën prej komunave Bërvenicë/Çashkë.
Oferta nga tri partitë e VLEN-it për Taravarin, 40% e listës
Aty ku është kandidati i një partie, ajo të ketë edhe 40% të listës, ndërsa pjesa u takon partive të tjera, me kryesues të Këshillit Komunal, sekretar të komunës, drejtorë ndërmarrjesh etj.)
Ndërkaq, në prag të kuvendit të sotëm, Taravarai njohu publikun edhe me Isen Shabanin, si prurje e re në ASH. Isen Shabani, pavarësisht si i pavarur, theksoi se ishte pro idesë për një Aleancë të Përbashkët./Alsat.mk