Alegri insiston për angazhimin e mesfushorit të Atletiko Madridit

Nuk është një mister që Juventusi është në kërkim të një mesfushori për të mbushur boshllëqet e krijuara nga Poll Pogba e Nikolo Faxhioli. Të dy këta do të mungojnë për një kohë të gjatë, ndaj në merkaton e janarit do të vijë një mesfushor.

I pari në listën e trajnerit Allegri është mesfushori argjentinas Rodrigo De Poll, që luan me Atletiko Madrid në Spanjë. Ai ka luajtur edhe më parë në Itali, me Udinezen, ndërkohë që është i lidhur deri në vitin 2026 me Atletikon. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, trajneri Allegri e dëshiron me çdo kusht lojtarin, pasi i përshtatet lojës së tij, duke e përforcuar ndjeshëm mesfushën. Gjithsesi, për “bardhezinjtë” s’ka për të qenë e lehtë, pasi Atletiko këmbëngul për ta mbajtur, ndaj duhet një ofertë e mirë.

Spanjollët duan mbi 30 milionë euro për De Poll, ndaj dhe palët po diskutojnë për të gjetur një zgjidhje, që do të lehtësonte këtë transferim. Ka gjasa që argjentinasi të vijë në formë huazimi në janar, me të drejtë blerje verën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button