Alegri ka besim te belgu, gati ofertën e re për yllin 26-vjeçar

Pasi është aktivizuar si titullar me fanellën e Milanit në ndeshjet e para të këtij sezonit në Serie A, belgu Aleksis Salemekers mund të ketë një të ardhme të gjatë me “kuqezinjtë”.

Sipas mediave italiane, përfaqësuesit e mesfushorit belg do të ulen në bisedime me drejtuesit e Milanit, javët e ardhshme, për të diskutuar një zgjatje të kontratës, e cila skadon në vitin 2027.

Duket se trajneri Allegri i beson lojtarit, që pasi luajti në huazim vitet e fundit është rikthyer në bazë. Trajneri e ka aktivizuar titullar, cka tregon se Saelemekers është pjesë e planeve të klubit kuqezi.

LEXO EDHE:

Back to top button