Alegri kërkon mesfushorin e Barcelonës, nëse rast se largohet Pogba
Mesfushori i Barcelonës, Frenk Kesi është objektivi kryesor i Masimiliano Alegrit për të zëvendësuar Poll Pogba, nëse francezi transferohet në Arabinë Saudite. Pogba është ende duke punuar për t’u rikthyer në formë pasi luftoi me lëndime në sezonin 2022/23 dhe bardhezinjtë janë gati ta lënë atë të shkojë në Arabinë Saudite për vetëm 10 milionë euro.
Sipas mediumi “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i Juventusit, Allegri e ka identifikuar mesfushorin e Barçës, Kesie, si zëvendësuesin ideal për ish-yllin e Man. Junajtedit. Të tillë si Habib Diarra (Strasburg), Teun Koopmeiners (Atalanta) dhe Rodrigo De Poll (Atletiko Madrid) janë gjithashtu në agjendën e Juventusit, por gjigantët e Serie A së pari do të përpiqen të huazojnë Kessi-n, nëse largohet Pogba.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë shënoi tre gola në 43 paraqitje konkurruese me Barcelonën sezonin e kaluar dhe tashmë ka luajtur në Serie A me Atalantën dhe Milanin duke shënuar 41 gola në 204 ndeshje në ligën elitare të Italisë.







