Alegri: Paguam për mos eksperiencën tonë në situata të caktuara

Juventusi i Allegrit u eliminua një hap larg finales së Ligws Europa, duke u mundur 1-2 nga Sevilja në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales.

“Në këto ndeshje të rëndësishme, detajet bëjnë diferencën. Ishte një ndeshje e mirë dhe këto janë hapat për djemtë, sidomos lojtarët e rinj që duhet të bëjnë. Ne mund të kishim bërë më mirë në disa episode, ata ishin më të mirë në një neshje të ekuilibruar. Si ne, edhe shumë ekipe të tjera nuk do të fitojnë trofe, por rritja jonë kalon nëpër këto ndeshje,” tha Alegri.

Trajner i Juventusit befasoi me Kin dhe Iling Jr që në minutën e parë, duke lënë fillimisht në stol Vlahoviçin, Kostiçin dhe Kieza-n.

“E kam vendosur lojën kështu sepse Sevilja ka mbrojtës që vuajnë nga thellësia dhe Kin është i zoti për ta bërë këtë punë. Iling e bëri këtë ndeshje shumë mirë. Më vjen keq për djemtë sepse e meritonin këtë finale, por ne nuk mund të bënim më shumë se kaq. Detajet bënë diferencën dhe paguam për mos eksperiencën tonë në situata të caktuara. Vitin tjetër do të jemi më të përgatitur”, ka përfunduar Allegri.

LEXO EDHE:

Back to top button