Milani mundi Lazion dhe fluturon në krye të klasifikimit. Në përfundim të sfidës së San Siros, Masimiliano Allegri foli për Sky Sport për të treguar se cfarë ndodhi në minutat e fundit duke parë edhe tensionin e lartë të shfaqur pas një penalltie që nuk iu akordua Lazios.
“Në minutat e fundit pati pak konfuzion dhe nuk ishte e lehtë për të, që për më tepër arbitroi mirë, mori një vendim pas thirrjes nga VAR-tha Allegri që u ndëshkua me kartonin e kuq-ishte arbitri që kishim edhe në ndeshjen me Kremonesen. I thashe: Sa herë je ti ndodh gjithnjë ndonjë rrëmujë’, por nuk e ofendova’
Më pas trajneri i Milanit bëri edhe analizën e ndeshjes së San Siros.
“Në pjesën e parë patëm vështirësi sepse Lazio ushtroi shumë presion dhe nuk la linja pasimi-tha Allegri-në pjesën e dytë e rritëm ritmin e lojës dhe ata pësuan rënie, me situata të favorshme edhe përpara shënimit të golit”.
Milan është në krye të klasifikimit edhe pse përkohësisht.
“Tani duhet të ruajmë këtë entuziazëm dhe këtë përulësi, dëshirën për të luajtur si skuadër, me entuziazëm. Mund të gabosh apo jo, por nuk duhet hequr kurrë dorë nga loja si grup-shtoi Allegri.
Ai që vendosi fatin e ndeshjes, ishte Rafael Leao që u aktivizua sërish si qendërsulmues.
“E bënte këtë edhe te Lille, është në karakteristikat e tij-tha Allegri-realizoi një gjuajtje të bukur me kokë”.








