VIDEO / Aleks Ferguson fiton gati një million paund….nga garat me kuaj!

Aleks Ferguson ka qenë shumë i lumtur, edhe pse ish-skuadra e tij, Mançester Junajtid është mundur në kampionat nga Fullhami i Armando Brojës. Trajneri legjendar skocez, i është gëzuar fitores së një shumë prej thuajse 1 milion paund… në garat me kuaj.
“Spirit Dancer”, kali të cilin 82-vjeçari ka në bashkëpronësi, ka fituar një nga garat më të famshme në “Saudi Cup, Hoëden Neom Turf Cup” dhe kjo i siguroi skocezit një shumë prej 944.882 paund.
Sër Aleks ka qenë gjithmonë një fans i garave me kuaj dhe ishte pronar i disa kuajve të njohur në hipodromet angleze, duke fituar shpesh shifra të rëndësishme prej tyre. Por asnjë nuk kishte fituar më shumë se sa i solli “Spirit Dancer”, në një aktivitet që u zhvillua në Riad.
😃 Sir Alex Ferguson and team Spirit Dancer celebrate Neom Turf Cup success! 🏆#TheSaudiCup | @RichardFahey | @thesaudicup pic.twitter.com/NmpWfEYoFr
— Racing TV (@RacingTV) February 24, 2024
Ajo që u cilësua gara më e pasur në botë për kuaj, u fitua nga kali të cilin trajneri e ka rritur në fermën e tij, andaj ky ishte një sukses edhe më i veçantë për skocezin.