Aleksovski “fundos” Rabotniçkin në Gjorçe Petrov

Në përballjen e parë të javës së 25-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit shënoi fitore 2-1 ndaj Rabotniçkit. Vendasit hapën rezultatin me golin e Esmin Liçinës, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë, Atdhe Mazari barazoi shifrat me një goditje nga distanca.

Momenti vedimtar ishte në minutën e 70-të të takimit të zhvilluar në lagjen “Gjorçe Petrov”, kur Filip Aleksovski siguroi fitoren e tetë në këtë sezon për vendasit. Me këto tri pikë, Makedonija Gjorçe Petrovi u barazua me Bregallnicën në pozitën e 5-të, me 23 pikë.

Të dielën do të zhvillohen 4 përballjet e tjera të javës së 25-të. Në stadiumin në Tetovë, për herë të parë, Iva Projkovska, në cilësin e arbitrit kryesore, për herë të parë do të drejtojë një takim në Ligën e Parë.

Në takimet e tjera, Struga Trim Lum do të përballet me Akademia Pandevin, FC Shkupi do të sfidojë Skopjen, ndërsa Bregallnica, në terrenin vendas, do të takohet me Tikveshin. Të gjithë ndeshjet e javës së 25-të do të nisin në orën 15.00. (Foto: Ekipa.mk)

LIGA E PARË – JAVA 25

Shkëndija – Pobeda

Struga Trim Lum – Akademia Pandev

FC Shkupi – Skopje

Bregallnica – Tikveshi

Makedonija Gjorçe Petrov 2 –1 Rabotniçki

LEXO EDHE:

Back to top button