Alesandro Bastoni: Gati të ringritemi, pas goditjes nga Spanja

Alesandro Bastoni nuk ka dëshirë që të bëjë llogari përballë Kroacisë, ndeshja e fundit e Grupit B, e cila do të vulosë edhe fatin se kushdo do të shkojë në 1/8-at e Europianit apo jo. Ndonëse Italia mund të kalojë edhe me një barazim, për “Axurrët” është një çështje krenari që të ringrihen ndaj Spanjës dhe qendërmbrojtësi titullar beson se fitorja.

“Askush nuk e priste një grusht të atillë ndaj Spanjës, por edhe pse dhemb shumë ende sot, ne jemi gati që të ringrihemi dhe të provojmë që të fitojmë raundin e radhës. E kemi analizuar me detaje duelin ndaj Spanjës dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë përballë Kroacisë. Edhe ne dimë që të imponojmë lojën tonë në fushë, siç e treguam ndaj Shqipërisë, pasi kaluam edhe në disavantazh shumë shpejt, por tani e rëndësishme është që të rikthehemi te fitorja dhe të bindim në fushën e lojës.

 

Një tjetër gol si ndaj Shqipërisë?

Do të ishte bukur për mua, por në fund ka rëndësi fitorja e skuadrës. Ne jemi këtu me një objektiv të përbashkët dhe mund të bëjmë shumë herë më shumë sesa u pa ndaj Spanjës, prandaj ndaj Kroacisë duam të kthejmë faqe dhe të rikthehemi te fitorja. 1/8-at janë një objektiv që ne nuk e kemi vënë kurrë asnjëherë në diskutim, pavarësisht grupit më të fortë të këtij Europiani. Por më e rëndësishmja, kundër Kroacisë nuk duhet të zbresim kurrsesi me idenë se mund të na mjaftojë edhe një barazim për të kaluar. Në evenimente të tilla ky është gabimi më i madh dhe unë e kam vuajtur një të tillë me Interin në Ligën e Kampionëve, ku na mjaftonte vetëm barazimi dhe nuk dua që ta përjetoj sërish”, u shpreh Bastoni.

LEXO EDHE:

Back to top button