Alfonso Dejvis hyn në historinë e Ligës së Kampioneve

Alfonso Dejvis ka shkruar emrin e tij në historinë e Ligës së Kampioneve me golin që shënoi në minutën e 70 të ndeshjes mes Real Madridit dhe Bajern Munihut.

Lojtari i bavarezëve, i cili kërkohet nga madrilenët në merkato, ishte ai i cili i dha avantazhin ekipit të tij dhe ktheu kualifikimin për momentin në favor të skuadër së Tuhel.

Ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Bajern Munihut në Ligën e Kampioneve dhe rezultoi të ishte njëkohësisht edhe goli i parë që një lojtar i cili e niste ndeshjen nga stoli, shënonte për bavarezët në një gjysmëfinale të këtij turneu.

Njëkohësisht, anësori i majtë u bë lojtari i parë kanadez i cili shënonte një gol në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve.

LEXO EDHE:

Back to top button