Alfonso Dejvis ka marë vendimin përfundimtar për të ardhmen

Mbrojtësi i Bajern Munihut, Alfonso Dejvis thuhet se ka vendosur të transferohet te Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas Karlos Karpio të gazetës “Marca”, Dejvisi ka vendosur të bashkohet me Real Madridin gjatë verës. Ky lajm vjen pak pasi u përhapën disa dyshime për vendimin e kanadezit për të ardhmen e tij.

“Los Blancos” ende nuk kanë rënë dakord për lëvizjen me Bajern Munihuh. Megjithatë, ata kanë mbetur gjithmonë optimistë për transferimin gjatë gjithë kësaj kohe.

Dejvis, nga ana tjetër, nuk e ka konsideruar vazhdimin e kontratës me kampionët në fuqi të Bundesligës. Marrëveshja aktuale e Dejvisit me bavarezët skadon në vitin 2025, kështu që ai do të jetë i disponueshëm për një tarifë relativisht të ulët gjatë verës. Mbrojtësi i majtë 23-vjeçar ka regjistruar katër gola në 27 paraqitje për Bajern Munihun këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button