Alimi dhe Sadiki, forcojnë skuadrën e Besës nga Gostivari

Skuadra e Besës nga Dobërdolli i Gostivarit ka bërë dy goditje të mëdha në merkaton e verës. Sipas Sportmania.mk, dy emra të njohur të futbollit tonë si Armend Alimi dhe Burim Sadiki kanë arritur marrëveshje për transferim te KF Besa.

Alimi dhe Sadiki pritet të prezantohen të hënën nga klubi pasi të firmosin kontratat. Dy prurjet e mëdha tregojnë se KF Besa ka përpiluar një projekt serioz për sezonin e ri, duke bërë synim inkuadrimin në Ligën e Parë.

Alimi dhe Sadiki do të jenë vetëm përforcimet e para, pasi Besa është duke punuar për të sjell edhe emra tjerë në skuadër.

LEXO EDHE:

Back to top button