Alimi, nuk është më anëtarë i Shkëndijës

Armend Alimi nuk është më pjesë e skuadrës së Shkëndijës, pasi që skuadra tetovare ndërpreu kontratën me mesfushorin kumanovar, me pëlqim të të dy palëve. Alimi ishte pjesë e Shkëndijës nga viti 2014, ku arkëtoi 3 tituj kampion dhe 2 tituj në Kupën e Maqedonisë, duke shënuar edhe 45 gola. Alimi 34 vjeçar, më parë ishte pjesë e skuadrës së Ermisit, Nea Sallamis, Erebro, Istra 1961, Milanos nga Kumanova dhe Bashkimit. Ndërkohë mediat vendore raportojnë edhe për largimet e tjera si Kamer Qaka dhe Rubin Hebaj, ndërsa më parë nga Shkëndija u larguan emrat të njohur si Besart Ibraimi e Enur Totre, si dhe brazilani Igor, kroati Paviq dhe i talentuari Arbin Zejnullai. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button